Falsifikuan testet për COVID-19, ndalohen dy persona në Bërnjak

Falsifikuan testet për COVID-19, ndalohen dy persona në Bërnjak

Dy persona janë arrestuar në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, pasi që të njëjtit kanë falsifikuar testin për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur, përmes një komunikate për media, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Policia, ka njoftuar se ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 14.09.2021 rreth orës 11:00, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy meshkuj për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.

Pas kontrollit të dokumentacionit, gjatë intervistimit dy të dyshuarit: S.S., viti i lindjes 1990, mashkull dhe A.S., viti i lindjes 1987, mashkull, kanë pranuar se kishin falsifikuar dokumentet e prezantuara si teste për COVID 19 dhe sipas tyre ata nuk ishin testuar fare.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Related Articles