Familja Al Thani: Messi 100% do të vijë në PSG, në Paris do të jetë mbrenda 72 orëve

Familja Al Thani: Messi 100% do të vijë në PSG, në Paris do të jetë mbrenda 72 orëve

Lionel Messi në Paris Saint-Germain, një operacion praktikisht u mbyll pak çaste pas ndarjes mes argjentinasit dhe Barcelonës.

Asnjë problem nuk mund të pengojë përfundimin e marrëveshjes edhe pse raportohet se tashmë ndaj klubit francez është ngritur një padi për shkelje të rregullit financiar.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë pritet që të udhëtojë drejt Parisit sonte, në mënyrë që të fillojë testet mjekësore.

Për të siguruar se 34-vjeçari po kalon në Parkun e Princave, Khalifah bin Hamad Al Thani, një anëtar i familjes që zotëron klubin francez, bëri një postim në Twitter.

“Nuk është e vërtetë ajo që përflitet për negociatat mes Messit dhe disa klubeve, gjërat tashmë janë përcaktuar 100 për qind në favor të PSG -së. Ardhja e Messit në Paris pritet brenda 72 orëve të ardhshme”, thuhet në postimin e tij.

Më i miri në histori të Barcelonës do të fitojë një pagë të majme te klubi nga Ligue 1, e që brenda kësaj jave do të finalizohet marrëveshja.

Related Articles