Familja e Adonis Tetajt dëshiron dënim më të madh ndaj të akuzuarit për vrasjen e tij

Familja e Adonis Tetajt dëshiron dënim më të madh ndaj të akuzuarit për vrasjen e tij

Në Gjykatën e Apelit, të enjten, u mbajt seancë dëgjimore për rastin e vrasjes së Agonis Tetaj. Ankesat para këtij trupit gjykues, për vendimin e Themelores i paraqitën të gjitha palët.



Familja viktimës kërkoi me ngulm që dorasi të dënohet më shumë se shtatë vjet e gjashtë muaj. Për ashpërsim të dënimit, pas kthimit të rastit në rigjykim avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava, tha se ka mjaftueshëm prova.

Megjithatë, kërkesë krejt të kundërt ka mbrojtja e Shaban Gogajt, që vrau më armë punëtorin e kompanisë së babait.

Avokati, Besnik Berisha tha se dënimi ndaj Gogajt duhet të ulët.

Gogaj u dënua për veprën penale vrasje nga pakujdesia, derisa sipas avokatit të viktimës gjykimi duhet të bëhet si vrasje e rëndë.

Në lidhje me këtë kërkesë për rikualifikim të lëndës e edhe për dënimin e Gogajt vendimi mbetet në duar të Gjykatës së Apelit.

Related Articles