Familja e Liridona Ademajt ka besim të plotë në Prokurori

Familja e Liridona Ademajt ka besim të plotë në Prokurori

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt për të cilën dyshohet se është vrarë me porosi nga burri i saj Naim Murseli, ka thënë se ka besim të plotë në Prokurorinë e Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai është shprehur se familja Ademaj është e kënaqur mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e të të dyshuarve dhe ka besim të plotë në të.

“Këtë javë prokurorja e rastit sëbashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë”, ka thënë ai.

“Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve. Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të”, ka shtuar Leonardi.

Në fund ai ka thënë se drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Related Articles