“Termokos” do të ndajë 15 bursa për studentët e Teknikut

“Termokos” do të ndajë 15 bursa për studentët e Teknikut

Drejtori i kompanisë “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se do të ndajnë 15 bursa për studentët e fakulteteve teknike. Studentët do të mund të aplikojnë deri më datën 1 shkurt.

Njoftimi i plotë:

Termokos ndan 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike!

Deri me datë 01.02.2024, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të mund të aplikojnë për bursën të cilën e ndan NQ Termokos – për të dytin vit me radhë!

Jemi të përkushtuar të ndihmojmë studentët tanë, të cilët janë inxhinierët e ardhshëm e me të ciët do të ndërtojmë vendin tonë!

Dokumentacioni dorëzohet tek Dekanati i njësive përkatëse (FIM-FIN-FIEK).

Termokos Kryeqyteti Prishtina Perparim Rama Alban Zogaj

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike- Faqja zyrtare Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit UP FIEK – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Related Articles