Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.
Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizsinjike nga fëmijët e tyre.
Në hall nga djali i tyre janë edhe një familje në fshatin Bërnicë në Prishtinë, të cilët mbrëmë kanë kërkuar ndihmën e Policisë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se prindërit dhe vëllai i 25-vjeçarit kanë deklaruar se i dyshuari i ka kërcënuar me jetë, gjë që ka ngjallur frikë dhe shqetësim te ta.
Bazuar në dëshminë e tyre, për shkak të gjendjes së krijuar, janë detyruar që të flenë në parkingun e një pompe derivatesh.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.