Klubi Rilindja ka mposhtur Lirinë me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për pikë të xhiros së nëntë të Ligës së Parë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Faruk Statovci pas pothuajse dy vitesh, pasi i njëjti nuk kishte arritur fitore me klubet që i drejtonte, duke u bërë edhe objekt i kritikave nga shikuesit e futbollit kosovar.
Statvoci debutoi sot si trajner i Rilindjes, duke e nisur me këmbë të mbarë kësaj radhe.
Trajneri ishte së fundmi pjesë e klubit Flamurtari, ku “i shkoi puna huq” duke humbur të 6 ndeshjet që klubi i zhvilloi me në krye Statovcin.
Ndeshja mes Rilndjes dhe Lirisë u zhvillua në stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Golin e vetëm e shënoi Labinot Jashanica. /Gazeta Enigma