Fast Kosova dhe FBI arrestojnë të kërkuarin për vrasje nga Gjakova, i arratisur prej 20 vitesh

Fast Kosova dhe FBI arrestojnë të kërkuarin për vrasje nga Gjakova, i arratisur prej 20 vitesh

Dedë Lleshi, i cili ishte në arrati prej 20 vitesh për vrasje, është arrestuar sot në SHBA nga Njësia Fast Kosova, në bashkëpunim me FBI, raporton Gazeta Blic.

Sipas informatave, kjo vrasje nga ai ishte kryer për motive të gjakmarrjes.

Ngjarja kishte ndodhur në mëngjesin e datës 12 Korrik 2003 në fshatin Raçë, komuna e Gjakovës, ku nga vrasja viktimë kishte mbetur shtetasi Nikollë Pren Nikollaj, rreth 47 vjeçar, i cili ishte vrarë me breshëri plumbash të armës automatike nga i dyshuari Dedë (Pashk) Lleshi, nga fshati Dol, komuna Gjakovë.

Deda në atë kohë 24 vjeçar, pasi kishte kryer vrasjen ishte arratisur dhe që nga ajo kohë ndodhej në arrati.

Viktima dhe i dyshuari ishin takuar gjatë lëvizjes me automjete në rrugën e fshatit Raçë.

Related Articles