Peci ua lë në dorë komunave qentë endacakë (VIDEO)

Peci ua lë në dorë komunave qentë endacakë (VIDEO)

Për 23 vjet ishte çështja më problematike për krejt pushtetet.



E tek këtë të enjte, Ministria e Bujqësisë nxori një Udhëzim Administrativ përmes të cilit synon të vendosë rregull njëherë e mirë për trajtimin e qenve endacakë, raporton Klan Kosova.

Sipas dokumentit të nënshkruar nga ministri Faton Peci, për këtë temë tani topi kalon tek pushtetet lokale. Por, bartja e detyrimeve nga qendra në komuna pa buxhet po del të jetë e kotë.

Qytetarët kërkojnë që me këtë problematikë të merren sa më parë institucionet. Pavarësisht kush e ka obligim, endacakët duhet larguar me patjetër.

Dokumenti që hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, përfshin edhe veprimet dhe sjelljet ndaj qenve që nga momenti i kapjes, izolimit, e deri te adoptimi.

Related Articles