Fatjona Kasapi eliminohet nga Evropiani i xhudos

Fatjona Kasapi eliminohet nga Evropiani i xhudos

Fatjona Kasapi është eliminuar nga Evropiani i xhudos.

Garuesja kosovare u mposht në rrethin e dytë të kategorisë deri në 52 kilogramë nga spanjollja Ariane Toro Soler.

Paraprakisht, Kasapi e kishte eliminuar bullgaren Gabriela Dimitrova në rrethin e parë.

Para saj, nga Evropiani u eliminua edhe garuesja tjetër, Erza Muminoviq, kurse në garë mbetet kampionia olimpike, Distria Krasniqi.

Related Articles