Faton Peci do ta lirojë nga detyra këshilltarin e arrestuar për korrupsion

Faton Peci do ta lirojë nga detyra këshilltarin e arrestuar për korrupsion

Faton Peci, ministri i Bujqësisë, do ta lirojë nga detyra Hysen Muzliukaj, i cili u arrestua sot mbi dyshimet për keqpërdorim të pozitës.

Lajmin e ka konfimruar Flutur Mustafa, shefja e kabinetit të ministrit Peci.

“Ministri Faton Peci, deri sa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, Z. Muzliukaj do ta lirojë nga detyra”, tha ajo për Sinjalin.

Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit.

Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Related Articles