Favorit Cluji, por Ballkani do të sulmojë

Favorit Cluji, por Ballkani do të sulmojë

Lojtarët e Ballkanit që vejnë 3.49 milionë euro do të zbresin këtë të enjte në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u ndeshur me skuadrën rumune, CFR Cluj që vlen 25.02 milionë euro në kuadër të grupeve të Konferencë Ligës, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra nga Suhareka edhe pse jo favorite në letër, me fillim nga ora 18:45 do të provojë që t’i mposht rumunët.

Të mërkurën, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, foli edhe për gjendjen e ekipit të tij, duke thënë se Ballkani nuk konsiderohet favorit.

“Ekipet që kemi përball janë më favorite. Ne do të promovojmë me forcën tonë. Nuk jemi në raporte të barabarta, vijnë më të freskët se ne, sepse s’kanë luajtur në fundjavë. Shpresojmë që nesër të gjejmë djemtë në formën më të mirë”, tha Daja.

Përparësi për Clujin sipas Dajës, do të jetë se ata nuk kanë luajtur në fundjavë. Trajneri i Ballkanit pret që futbollistët të gjejnë motivin dhe të kenë paraqitje të mirë.

“Cluji nuk ka pasur ndeshje në fundjavë me sa e di dhe ata vijnë më të freskët te ne. Ne vijmë pas derbit dhe kushteve atmosferike jo të mira. Shpresojmë që nesër djemtë të gjejnë motivin dhe ndoshta energjia në këmbët e tyre nuk është siç duhet. Duket e respektuar kundërshtarin do të japim më të mirën për ta prezantuar futbollin e Kosovës sa më mirë”, deklaroi Daja.

Kujtojmë që përveç ekipit nga Rumania, Ballkani ka në grup edhe kampionët e Çekisë, Slavia Pragha-n dhe skuadrën turke, Sivaspor.

Petresscu: Çdo ekip që hyn në fushë dëshiron të fitojë

Trajneri i Clujit, Dan Petrescu, ka thënë se i ka pëlqyer mënyra se si luan Ballkani. Ai ka thënë se gjasat në ndeshjen e parë të grupit G të Ligës së Konferencës janë të barabarta.

 “Në grupin tonë nuk ka skuadra të vogla apo të mëdha, është një grup i balancuar. Tifozët, emocionet, mënyra se si luajnë më bëjnë të mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Kam parë disa ndeshje, më pëlqeu ajo që pashë. Kundërshtari do ta jep më të mirën në ndeshjen kundër nesh dhe gjasat janë 50-50”, ka thënë Petrescu.

 “Cristi Manea është i lënduar, ndërsa ka probleme edhe Claudiu Petrila. Blerjet e reja nuk e dimë nëse janë gati për ndeshje të një rëndësie të tillë. Duhet të presim pak”, është shprehur Petrescu.

Cluji e nisi rrugëtimin evropian në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Nuk arriti të kalojë tutje, ndërsa vazhdoi garën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në këtë raund garash eliminoi Inter d’Escaldesin, ndërsa pa problem e kaloi edhe raundin e tretë. Në plejof mposhti Mariborin. Në grup me Clujin dhe Ballkanin janë edhe Slavia Praga dhe Sivasspori.

Cluji ka përvojë në fazën grupore të kupave evropiane, kurse Ballkani për herë të parë është në këtë fazë. /Gazeta Enigma/

Related Articles