FC Ballkani intensifikon përgatitjet

FC Ballkani intensifikon përgatitjet

FC Ballkani nga Theranda e cila mbylli edicionin vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës në pozitën e dytë, me 34 pikë, një më pak se lideri Gjilani, ka intensifikuar fazën përgatitore gjatë ditës së sotme, nga një në dy ushtrime brenda ditës, shkruan Gazeta Enigma.

Fazën e parë përgatitore dimërore Ballkani po e zhvillon në Therandë, të cilën e ka filluar menjëherë pas festave të fundvitit, gjegjësisht nga 5 janari.

Ndërkohë edhe në afatin kalimtar i cili është në vazhdim e sipër, Ballkani ka paraqitur ovbjektivat e saj, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka angazhuar trajnerin nga Shqipëria, Ilir Daja. Ai u zyrtarizua saktësisht më 5 janar, rreth 20 ditë pas shkëputjes së njanshme të bashkëpunimit me ish trajnerin Bekim Isufi.

????????????????̈???????????????????????? ???????????????? ????????????????????⚫️ Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga…Posted by FC Ballkani on E mërkurë, 5 janar 2022

Pas kësaj faze përgatitore, skuadra nga Theranda do të vijoj përgatitjet në qendra tjera rekreative, ndërsa pret fillimin e edicionit pranveror e pozicionuar në pozitën e dytë, një pikë pas liderit SC Gjilani.

Të dashur tifozë ???????? Ditën e djeshme skuadra ishte në pushim teksa sot ka zhvilluar dy seanca stërvitore. ???????? Na priftë e mbara Suharekë #fcballkani #forcaballkaniPosted by FC Ballkani on E hënë, 10 janar 2022

Related Articles