Skuafra e Drites përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me futbollistin qendërsulmues, Kastriot Rexha.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e skuadrës, ku njoftohet se ka skaduar kontrata me lojtarin, ndërsa është njoftuar se klubi i ka bërë ofertë të re, pavarsisht se një kohë do të jetë jashtë fushës për shkak të lëndimit, por që lojtari nuk e ka pranur, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita.