Jep dorëheqje edhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDK-së në Vushtrri, i bashkohet VV-së

Jep dorëheqje edhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDK-së në Vushtrri, i bashkohet VV-së

Pas dorëheqjes së ish-deputetes së PDK-së Xhevahire Izmaku, dorëheqje nga ky subjekt politik ka dhënë edhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDK-së në Vushtrri, Gjylsime Feka.

Ajo tani ka kaluar në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjylsime Feka tha se nuk është e kënaqur me trajtimin e kryetarit të degës.

“Kam dhënë dorëheqje nga të gjithë strukturat edhe nga partia. Arsyeja është se nuk jam e kënaqur dhe nuk pajtohem me rrjedhat në parti. Me vlerësimin dhe trajtimin si kryetare e gruas nga kryetari i deges. Me mungesën e reformave atje”, tha ajo për Klan Kosova.

Feka tha se dorëheqje ka dhënë më herët po me shkrim e ka dorëzuar në kryesi me datën 10 të këtij muaji.

“Pasi dorëheqje kam dhënë kaherë, me shkrim strukturave ua kam dërguar me datën 10. Tash jam pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit pjesë e listës nga ky subjekt për Asamblenë Komunale”, tha ajo.

Related Articles