FC Drita gjobitet me 1 mijë euro, shkak ndezja e mjeteve piroteknike dhe ofendimet ndaj Ismet Munishit

FC Drita gjobitet me 1 mijë euro, shkak ndezja e mjeteve piroteknike dhe ofendimet ndaj Ismet Munishit

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka gjobitur Dritën me 1 mijë euro për ndeshjen kundër Prishtinës.

Shkak i kësaj gjobe janë tifozët e Dritës “Intelektualët” që sipas njoftimit thuhet se kanë ndezur mjete piroteknike dhe kanë ofenduar trajnerin e skuadrës mysafire, Ismet Munishin.

“FC ”Drita”. Në minutën 6-të simpatizuesit vendas ”INTELEKTUALET”, ndezin fishekëzjarre tymuese dhe si pasojë referi detyrohet ta ndërpresë lojën për 1 (një) minutë. Pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas në minutën 89, prapë ndezin fishekëzjarre tymuese dhe hedhin fare pranë fushës së lojës mjet piroteknik shurdhues, ndërkaq në minutat 83 dhe 90+3, shajnë dhe ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafirë. Sipas raportit delegatit të ndeshjes Drita- Prishtina si dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Drita pësoi humbje ndaj Prishtinës me rezultatin 1-2.

/Gazeta Enigma/

Related Articles