Skuadra e Dritës ka njoftuar të mërkurën se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Eron Isufin dhe Eridon Malokun.
Dy lojtarët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të Dritës për disa muaj gjatë sezonit 2021/22 dhe bindën shtabin teknik me potencialin dhe përkushtimin që treguan.
Si Isufi ashtu edhe Maloku, kanë firmosur kontrata afatgjate dhe do të jenë nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu për sezonin e ri.
Isufi është portier kurse Maloku sulmues.
Të dy si lojtarë janë zhvilluar te gjeneratat e reja të Dritës.
/Gazeta Enigma/