FC Drita tri ndeshje kontrolluese para edicionit të ri

FC Drita tri ndeshje kontrolluese para edicionit të ri

FC Drita aranzhon disa takimi kontrolluese para edicionit të ri të garave.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, pas ndeshjeve të zhvilluara në garat parakualifikuese europiane në kuadër të Konferencë League, ka filluar fazën e fundit përgatitore në Kosovë, ndërsa ka aranzhuar një sërë takimish kontrolluese.

Miqësoren e parë Drita do ta zhvilloj të shtunën më 7 gusht kundër FC Vjosa. Më pas do të jetë mysafire e të promovuarit në Superligë, FC Dukagjini më 11 gusht, nërsa në fund, pak ditë para startit të edicionit të ri, FC Drita në terrenin e saj pret KF Ulpiana, në të cilat takime priten debutimet e prurjeve të fundit në skuadër, Rron Broja e Agim Zeka.

Orari i ndeshjeve parasezonale!Ndeshja 1: FC DRITA – KF VjosaNdeshja 2: KF Dukagjini – FC DRITANdeshja 3: FC DRITA – KF ULPIANAFC DRITA⬜️????Posted by Drita FC on Wednesday, August 4, 2021

Related Articles