FC Prishtina me një këmbë ecën tutje në gara ndërkombëtare – Konferencë League

FC Prishtina me një këmbë ecën tutje në gara ndërkombëtare – Konferencë League

Prishtina fiton ndaj skuadrës Uellsiane me rezultat të thellë 4:1. Ky rezultat i krijon komoditet  për ndeshjen e kthimit, për të bërë një hap gjigant drejt fazës së ardhshme të Konferencë League.



Me dy gola të Oto John dhe nga një të Krasniqit e Bekteshit, ky i fundit në shënoi në pjesën e parë, si dhe një të pësuar në minutën 75′ nga Moore, FC Prishtina ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të Konferencë League, kundër Uellsianëve të Connah’s Quay, me rezultat të përgjithshëm 4:1, për t’i krijuar vetes komoditetin e nevojshëm për ndeshjen e  kthimit.

Kujtojmë që Prishtina ishte logaritur favorite paraprakisht, ndërsa kjo fitore i ka mjaftuar për motivim shtesë, marrë parasysh performancat e mira deri më tani në gara ndërkombëtare, pavarsisht humbjes së fundit kundër Ferencvarosh të Hungarisë javën e kaluar.

Related Articles