FC Prishtina vazhdon kontratat me Ramadanin dhe Kërçelin

FC Prishtina vazhdon kontratat me Ramadanin dhe Kërçelin

FC Prishtina përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është vazhduar kontrata me trajnerin, Zekeria Ramadani dhe drejtorin sportiv, Fisnik Kërçeli, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në njoftimin zyrtar të FC Prishtina thuhet se arsyet e vazhdimit të këtyre bashkëpunimeve janë të shumëta, ndërsa radhiten disa nga sukseset e arritura të skuadrës në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtar, si rrjedhoj e menaxhimit të suksesshëm.

” Trajneri Kampion Zekirija Ramadani dhe Drejtori Sportiv Fisnik Kërçeli kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për nga dy vite, pas suksesit të arritur në kampionatin vendor duke e rikthyer në kryeqytet pas tetë viteve Titullin Kampion 2020/2021 dhe Superkupën e Kosovës 2019/2020, ndërsa drejtori Kërçeli ishte me skuadrën edhe me rastin e triumfit në Kupën e Kosovës 2019/2020 “, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të FC Prishtinës.

Postimi i plotë:

Gjithashtu pa harruar edhe suksesin më të madh në histori të klubit dhe futbollit Kosovar, duke u plasuar në garat evropiane deri në UEFA Conference League raundi i 3-të (përfshirë triumfin në preliminatore të Champions League ndaj kampionit të San Marinos dhe Andorës dhe duke e mposhtur në UECL kampionin e Uellsit), thuhet në njoftimin e FC Prishtina./Gazeta Enigma/.

Related Articles