Fëmija 4 vjeçar goditet nga vetura në Skënderaj

Një fëmijë katër vjeç dje është goditur nga një veturë me targa të huaja në Lubovec të Skënderajt, raporton Gazeta Enigma.

Tutje bëhet e ditur se fëmijës i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA /Fsh. Lubovec, Skenderaj 10.05.2022 – 16:25. “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull  kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.  Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles