Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale Ferdonije Qerkezit, në nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Medalja presidenciale i dhurohet asaj për sakrificën e jashtëzakonshme për betejën për drejtësi dhe zbardhjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë në masakrat në Gjakovë.