Ferguson zbulon prapaskenat se si ndodhi transferimi i Cristino Ronaldos te Man Utd

Ferguson zbulon prapaskenat se si ndodhi transferimi i Cristino Ronaldos te Man Utd

Ferguson zbulon prapaskenat se si ndodhi transferimi i Cristino Ronaldos te Man Utd.

Ronaldo dukej se ishte në rrugën e tij drejt skuadrës së Pep Guardiolës para se Unitedi të ndërhynte për të siguruar një lëvizje të bujshme për ish-yllin e Juventusit dhe Real Madridit.

“Unë nuk mund ta imagjinoja atë duke luajtur për Manchester Cityn – ka thënë Ferguson për Viaplay.

“Kjo është arsyeja pse ne bëmë hapa për të siguruar që ai të vinte këtu”.

“Unë fola me Glazers dhe më pas u bë”. Ferguson theksoi gjithashtu se shumë palë në Old Trafford ishin përfshirë në rikthimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë në klub për herë të parë në 12 vjet.

“Shumë njerëz luajtën rolin e tyre. Unë kontribuova pak, por me të vërtetë Cristiano vërtet donte të vinte këtu, kjo ishte e rëndësishme – funksionoi shumë mirë”. “Mendoj se ndikimi i tij do të jetë në mesin e lojtarëve të rinj në veçanti. Ai gjithashtu do të ketë një ndikim të madh tek tifozët, natyrisht”. “Unë flas për të gjithë mbështetësit,ishte një ditë e mrekullueshme për Unitedin”, përfundoi trajneri legjendar i Unitedit. Ndryshe, Ronaldo shënoi dy herë në fitore 4-1 ndaj Newcastle United në debutimin e dytë personal të portugezit në United.

Related Articles