Ferizaj: 46-vjeçarja lëndon me thikë vajzën e kunatit, përfundon në Polici

Konfliktet familjare janë të shpeshta në vendin tonë. Viktimat më të shpeshta janë vajzat dhe gratë, të cilat përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. E shpeshherë këto zënka kapërcejnë muret e shtëpisë, duke u detyruar që organet e rendit të ndërhyjnë për t’i zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në mesditë në një familje në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Ferizaj, ku një grua dyshohet se ka sulmuar vajzën e mitur të kunatit të saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se e mitura ka marrë tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve që mori nga thika me të cilën e lëndoi gruaja e xhaxhait.

Viktima ka dhënë dëshminë e saj edhe para organeve të hetuesisë, teksa 46-vjeçarja është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim trupor’.

Related Articles