Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një 26-vjeçar nga Ferizaj që ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari F.R. akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.