Skuadra e Superligës së Kosovës, Ferizaj ka transferuar një mbrojtës të ri.
Bëhet fjalë për mbrotjësin brazilian, Guilherme Souza.
Souza ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te skuadra e njohur nga Brazil, Corinthians.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Ferizaj, përmes një postimi në Facebook.
“Me ardhjen e Guilhermes ne kemi plotësuar një boshllëk në vijën e fundit, e që kjo ishte edhe kërkesë direkte e kryetrajnerit Abazi”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Enigma