Ferizaj: Burri i dehur kthehet në pikë të natës në banesë dhe rrah gruan, ajo kërkon ndihmë nga Policia

Ferizaj: Burri i dehur kthehet në pikë të natës në banesë dhe rrah gruan, ajo kërkon ndihmë nga Policia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar dje pasdite edhe një çift nga Ferizaj, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë intervenuar në rast dhe gruaja është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, viktima ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve policore, ku ka deklaruar se burri i saj ishte kthyer i dehur në banesë dhe në atë gjendje e ka sulmuar, duke e hapur për fyti.

Burri i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Sulmi’.

Related Articles