Ferizaj: Dhunohen dy vajza të mitura nga dy meshkuj të moshës madhore, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dhunuar dy vajza të mitura nga dy meshkuj të moshës madhore, raporton Gazeta Enigma.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar  të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor, derisa rasti po vazhdon të hetohet

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në Ferizaj.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar  se,  dy viktimat e mitura femra kosovare,  janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore meshkuj kosovarë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar  të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Related Articles