Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Për një rast të tillë, kanë rënë në pranga dje edhe dy person në Komunën e Prizrenit.
Një rast i tillë është zbuluar dje në fshatin Sojevë në Ferizaj, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë brenda së cilës ndodheshin dy persona.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit janë gjetur disa qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Narkotikët janë sekuestruar, ndërsa dy të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit do të hetohen në liri për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.’