Të enjten në Ferizaj, një person është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër dhe se i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pësuar disa gërvishtje për të cilat ka pranuar trajtim mjekësor, njofton Klan Kosova.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.