Ferizaj: I mituri tenton t’i jap fund jetës, konsumon sasi të madhe të medikamenteve

Ferizaj: I mituri tenton t’i jap fund jetës, konsumon sasi të madhe të medikamenteve

Një rast i rëndë raportohet se ka ndodhur në një familje në Ferizaj, ku një i mitur deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, në shtëpinë e tij, të hënën në orët e mbrëmjes.

Për pasojë, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se viktima është pranuar në këtë qendër ku po trajtohet dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Related Articles