Ferizaj kryeson tabelën e Superligës pas ditës së parë të edicionit

Ferizaj kryeson tabelën e Superligës pas ditës së parë të edicionit

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e para në edicionin e ri të Albi Mall Superligës, ku Ferizaj u ballafaqua me Fernikelin, ndërsa Gjilanit me Llapin.

Klubi i Ferizajt është ngjitur në pozitën e parë të tabelës së Superligës, pasi mposhti Feronikelin me rezultat 2-1.

Goli i mesfushorit Edon Sadriu, në kohën shtesë të pjesës së parë, i dha epersinë vendasëve, ndërkohë që Florent Avdyli i ekipit nga Drenasi e dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, çka bëri që epërsia e nikoqirit të dyfishohej. Golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Hasan Hyseni.

Ndërkohë, derbi mes Gjilanit dhe Llapit nuk prodhoi fitues, pasi ekipet u ndanë me rezultat 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me porta të pa prekura, kurse në dytën pas vetëm 5 minutave, Oltion Bilalli krijoi avantazhin për mysafirët.

Kur dukej që “Skifterat” po marrin 3 pikë si mysafirë, në skenë doli Ahmet Januzi, i cili vetëm 120 sekonda para përfundimit të kohës së rregullt, e barazoi rezultatin, që në fund doli të jetë edhe epilogu përfundimtar i takimit.

Related Articles