Ferizaj: Lëndohet një person në vendin e punës, merr trajtim në QKUK

Ferizaj: Lëndohet një person në vendin e punës, merr trajtim në QKUK

Një person në Ferizaj derisa ishte në vendin e punës është lënduar, të mërkurën.

Në raportin e policisë thuhet se ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që është lënduar në vendin e tij të punës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles