Osmani letër presidentit Biden, kërkon ndihmën e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Osmani letër presidentit Biden, kërkon ndihmën e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilën i ka kërkuar ndihmë për t’u anëtarësuar në NATO.

Në letrën thuhet se anëtarësimi i Kosovës në NATO në këto rrethana aktuale është e një rëndësie të veçantë dhe urgjente.

Ajo thotë se si presidente e Kosovës, e di që SHBA, politika e jashtme dhe interesat nacionale janë për një Evropë të lirë dhe në paqe dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor është krucial në këtë drejtim.

Osmani në letrën dërguar presidentit Biden të siguruar nga Telegrafi shkruan se Kosova vazhdimisht po i ekspozohet kërcënimeve nga Rusia, e po ashtu edhe Ballkani Perëndimor.

“Duke pas parasysh këtë ne shprehim besimin tonë që SHBA-të do të përdor lidershipin dhe ndikimin e saj që aktivisht të ndihmojë dhe shtyjë para anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat e NATO-s”, thuhet në letër.

Presidentja Osmani i ka kërkuar presidentit Biden një takim për t’i forcuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

Related Articles