Ferizaj mposht Drenicën në penallti dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Ferizaj mposht Drenicën në penallti dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Ferizaj ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat 4-3 në penallti, pasi 120 minuta lojë u mbyllen baras 0-0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Liman Gegaj të Malishevës, e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Kosovës, ka sjell si fitues Ferizajn, e cila mposhti Drenicën vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Pjesa e parë dhe pjesa e dytë u zhvillua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën raste të pakta dhe nuk arritën ta gjejnë golin duke shkuar në pushim me rezultat 0-0.

Edhe në vazhdime ekipet nuk arritën ta gjejnë golin pasi ishin më të mbyllur mbrapa duke mos dashur të gabojnë dhe kështu ndeshja u mbyll 0-0, duke bërë që fituesi të vendoset nga penalltitë.

Pas ekzekutimit të penalltive, skuadra më e saktë ishte ajo e Ferizajt, e cila fitoi me rezultat 4-3 ndaj Drenicës, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Ndryshe, më herët ishte Llapi që e siguroi kalimin në çerekfinale pasi eliminoi Dritën me një fitore 2-1 në Gjilan.

Gjatë ditës së nesërme do të luhen edhe ndeshje tjera si Dukagjini-Prishtina e Re, Prishtina-Ballkani, Gjilani-Liria, Vushtrria-Vëllaznimi dhe Trepça ’89-Malisheva, teksa të mërkurën e ardhshme luajnë Feronikeli-74’-Dinamo.

Related Articles