Ferizaj ndalon udhëtimin e tifozëve të Gjilanit

Ferizaj ndalon udhëtimin e tifozëve të Gjilanit

Ferizaj përballet me Gjilanin këtë vikend në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, raporton Gazeta Enigma.

“Ujqit” janë në seri të mirë të rezultateve në stinorin pranveror të kampionatit, ndërkohë kjo ka bërë që edhe interesimi i tifozëve në ndeshje sa vjen e shtohet.

Klubi i Ferizajt ka kërkuar përkrahje masive nga tifozët vendas për ndeshjen ndaj Gjilani, pasi që e konsideron si njërën nga nëntë finalet e fundit të këtij kampionati në luftën për të mbijetuar.

Siç mëson Gazeta “Enigma”, ferizajasit kanë ndaluar udhëtimin e organizuar të tifozëve mysafir të cilët do të vijnë nga Gjilani. Bëhet e ditur që pas pranimit të kërkesës nga ana e klubit vendas, ajo është refuzuar ditën e shtunë, me arsyetimin se nuk ka kushte të mjaftueshme. Te gjilanasit nuk është pritur aspak mirë ky vendim i klubit të Ferizajt, pasi që gjithmonë ka patur hapsira në stadium për grupimet e tifozërisë mysafire, ndërkohë tashmë nuk do ketë.

Ndër të tjerash, Gjilani kishte lejuar ardhjen e një numri të madh të tifozëve ferizajas në ndeshjet e kaluara, duke ndarë njërën pjesë të tribunës. Mos udhëtimi në mënyrë të organizuar nga tifozëria “Skifterat” është një lajm jo i mirë për të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani, të cilët janë mësuar që në çdo ndeshje të kenë mbështetjen e tyre.

Ndryshe, Ferizaj dhe Gjilani do të përballen mes vete të dielen me fillim nga ora 15.00. /Gazeta Enigma/

Related Articles