Policia e Kosovës ka njoftuar se është dhunuar një vajzë e mitur në Ferizaj, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Siç njofton Policia, vajza ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale me një person, e që pas kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
“Viktima femër kosovare (e mitur) në prezencë të prindërve ka deklaruar se ishte njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale me një të dyshuar kosovar me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia.
Nuk raportohet për të arrestuar./Gazeta Enigma/