Ferizaj: Po zhvillonin gara të shpejtësisë, ndalohen dy shoferë 

Ferizaj: Po zhvillonin gara të shpejtësisë, ndalohen dy shoferë 

Gjobë ndaj dy shoferëve që zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj

Dy shoferë nga janë ndaluar në Ferizaj derisa ishin duke bërë gara me makina dje në rrugën “Driton Islami”.

Në njoftimin e policisë thuhet se njëri prej të shoferëve është A.J i moshës 21-vjeçar, ndërsa tjetri është B.S. i moshës 24-vjeçar, banues në Zvicër.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative për shoferin e parë dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit me nga një vit, për të dy shoferët”.

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

Related Articles