Feronikeli në bisedime me trajnerin e njohur

Feronikeli në bisedime me trajnerin e njohur

Kriza e madhe në të cilën po kalon Feronikeli kishte nisur ende pa filluar ediconi 2020/21, fillimisht me bllokimin e merkatos, pastaj edhe me probleme financiare.

Sezonin vjeshtor, “Nikli” e mbylli me seri tejet negative, pasi grumbulluan 11 pikë nga 18 ndeshje, duke u renditur në vendin e fundit në Superligë.

Në mungesë të rezultateve të mira, skuadra nga Drenasi tashmë është në kërkim të një trajneri të ri.

Burime të afërta me klubin kanë bërë të ditur se skuadra tashmë është në bisedime me ish-trajnerin e tyre, Afrim Tovërlani.

Tovërlani karrierën si trajner e filloi te Prishtina, skuadër me të cilin kishte fituar dy herë Ligën.

Pastaj kishte qenë trajner edhe i Trepçës’89, Ferizajit e Feronikelit.

Me këta të fundit kishte arritur të fitonte edhe Kupën e Kosovës dhe Superligën.

Arsyeja e largimit të Tovërlanit prej skuadrës së Feronikelit, ishin pikërisht rezultatet jo të mira, pasi nuk kishte arritur fitore në katër ndeshjet e para të ligës.

Menjëherë pas humbjes ndaj Dritës në atë kohë, kishte deklaruar edhe për dorëheqjen e tij nga pozita e trajnerit të “Feronikelit”.

Tovërlani njëkohësisht është njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, duke fituar katër herë Superligën e Kosovës dhe dy herë Kupën e Kosovës.

Related Articles