Festoi me armë, përfundon në polici një person nga Bardhi i Madh

Festoi me armë, përfundon në polici një person nga Bardhi i Madh

Gjuajti me armë në ajër gjatë një ahengu familjar, andaj policia e arrestoi një person në fshatin Bardhi i Madh të Fushë Kosovës.

Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një revole, ndërsa në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Enigma

Related Articles