Fetoshi: Shkrimi nga “Brigada e Veriut” është test për qëndrueshmërinë shtetërore

Fetoshi: Shkrimi nga “Brigada e Veriut” është test për qëndrueshmërinë shtetërore

Profesori universitar Arben Fetoshi, komenton shkrimet nga një organizatë serbe që thuhej “Sa të lind agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur’, duke thënë se qëllimi i këtij shkrimi është destabilizim.

Tutje, Fetoshi theksoi se ky kërcënim është test për qëndrueshmërinë shtetërore.

Postimi i plotë:

EKSPLOZIVI TERRORIST

Autor: “Brigada e Veriut”

Qëllimi: Mobilizim, paralajmërim, destabilizim.

Një organizatë terroriste e “zhdukur” prej kohësh, rishfaqet me një kërcënim të përsëritur ndaj kryeministrit në detyrë.

“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, nuk është vetëm një kërcënim që i nxjerr punë policisë, por edhe komunikim strategjik që bën thirrje për mobilizim radikal, që synon të nxisë frikë e pasiguri dhe që paralajmëron ndërhyrje destabilizuese në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

Nuk është thjesht urrejtje ndaj një lideri politik, të kornizuar nga propaganda serbe si represiv e diskriminues, por edhe mesazh qëndrese e vendosmërie për “agimin mbi Kosovë”.

Prandaj, ky mesazh duhet të trajtohet në kontekst të operacioneve hibride, si një përpjekje për rikthim të “frontit” destabilizues në veri, si një instrument për mobilizim nacionalist e ndikim emocional mbi qytetarët serbë dhe si një indikator për veprime minuese që targetojnë integritetin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përtej dimensionit të një incidenti sigurie, kërcënimi i afishuar sot nga “Brigada e Veriut”, është test për qëndrueshmërinë shtetërore dhe reagimin ndërkombëtar.

Është paralajmërim për ndërhyrjet e Serbisë para zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së kontrollit mbi komunitetin serb, në mënyrë që ta vazhdojë përdorimin e tij si “armë” kundër Republikës së Kosovës.

Related Articles