FFK dënon Tahir Batatinën për kontestim të vendimeve të VAR-it

FFK dënon Tahir Batatinën për kontestim të vendimeve të VAR-it

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tetë të BKT Superligës, xhiros së shtatë të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, takimeve të xhiros së pestë të Ligës së Dytë si dhe xhiros së pestë të Ligës së Parë konkurrencën e femrave edicioni 2021-2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Disa nga vendimet:

Kryetrajneri i FC ”Llapi 1932” Tahir Batatina me 330 euro gjobë.

Kryetrajneri i FC ”Llapi 1932” Tahir Batatina me nr ID.001144M77. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për media, akuzon referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it për humbjen e ndeshjes ndaj Gjilanit. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 63 paragrafi 1 Pika B dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore; dënohet me të holla në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i SC ”Gjilani”, Muhamet Dubova dënohet me dy ndeshje, sikurse edhe lojtari i Dukagjinit që u ndëshkua me karton të kuq në takim me Driten.

Lojtari i FC ”Llapi” Kushtrim Shabani u dënua me dy ndeshje për shkak të shqelmimit të lojtarit kundërshtar në zonën e rreptësisë derisa topi ishte në lojë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.

Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Lojtari i SC ”Gjilani”, Muhamet Dubova dënohet me dy ndeshje, sikurse edhe lojtari i Dukagjinit që u ndëshkua me karton të kuq në takim me Driten.

Komisioni disciplinore ka shqiptuar edhe mjaft dënime për futbollistrë e klube të rangut më të ultë të garave, si zyrtarin e Fushë Kosovës, Nexhmi Bogujevci, drejtorin sportiv të këtij klubi, Bujar Ismajli, pastaj Altin Gjokaj, futbollist i KF Besa nga peja, si dhe lojtarë e krerë skuadrash nëpër rangjet e ndryshme të garave.

Related Articles