Është tërhequr shorti për kampionatin e ri në Ligën e Parë dhe Ligën U17 të femrave.
Paraprakisht kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave e njëherit anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e klubeve rreth përgatitjeve për fillimin e edicionit të ri. Aty janë diskutuar tema të ndryshme me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të garave.
Edicioni i ri në Ligën e Parë do të filloj më 28 gusht, derisa në Ligën U-17 garat nisin më 11 shtator, ku klubet pjesëmarrëse janë ndarë në dy grupe në bazë të regjioneve nga vijnë, me qëllim që të shmangen udhëtimet e gjata.
Liga e Parë
Jakova – Dukagjini
Presingu – Llapi
Kosova – Intelektualet
Hajvalia – Malisheva
Mitrovica – Liria
Bazeli – Vizioni
Heroinat, pushojnë
Liga U17 – Grupi A
Bazeli 2015 – Presingu
Vizioni – Urbano
Intelektualet – Prishtina
Ardhmëria – Llapi
Rilindja – Kosova
Grupi B
Behari – Shqiponja
Malisheva – Istogu
Jakova – Mitrovica
16 Qershori – Dukagjini