Dy të vdekur dhe 451 raste në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 451 raste në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar dy viktima dhe 451 raste të reja me COVID.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, derisa gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 5135 testime.

Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, derisa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 persona, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur një 70-vjeçar nga Vlora dhe një 77-vjeçar nga Durrësi.

Që nga fillimi i pandemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 136.598 raste pozitive, prej tyre 130.755 janë shëruar, 3.375 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.468 pacientë. /KP/

Related Articles