FFK-ja pranon ankesën e Suharekës, e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Rahovecit

FFK-ja pranon ankesën e Suharekës, e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Rahovecit

Komisioni i Garave i FFK-së e ka pranuar ankesën e FC Suharekës lidhur me ndeshjen e ditës së mërkerë ndaj Rahovecit, e cila përfundoi me barazim 0-0.

Në bazë të vendimit, Suhareka e ka fituar këtë ndeshje me rezultat zyrtar 3-0.

Fc Suhareka është ankuar se KF Rahoveci ka aktivizuar në lojë lojtarin me nr. 9 . Hamid Mullaabazi ,me nr.I.D. -004655M97 i cili nuk ka qenë i shënuar -regjistruar në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Garave i FFK-së në seancën e vetë të mbajtur me date: 06.10.2023, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 7-të të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A si dhe të ankesës së ushtruar nga: KF Suhareka 23, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga KF “Rahoveci të lojtarit i cili nuk ka qenë i shënuar në protokoll para fillimit të ndeshjes, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent konform Nenit 71 të Regullores së Garave, me date: 06.10.2023 mori këtë:

V E N D I M

Miratohet si e bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit “Suhareka 23” nga Suhareka dhe
Ndeshja e javës së 7-të e Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A, në mes KF “Rahoveci“ dhe KF “Suhareka 23” e përfunduar me rezultat 0:0 në fushë, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Suhareka 23 nga Suhareka .

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 06.10.2023 regjistroi ndeshjet e javësë 07.-të VIVA FRESH –Liga e Parë- Grupi A ,me rezultat të arritura në fushë , përveq të ndeshjes së zhvilluar në Rahovec në mes të -K.F-Rahovecit “ dhe K.F.-Suhareka 23 , për shkake se K.F.- Suhareka 23 ka ushtruar ankesë përkitazi me parregulsin e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e KF-“Rahoveci “ – , konkretisht :
KF- Rahoveci ka aktivizue në lojë lojtarin me nr. 9 . Hamid Mullaabazi ,me nr.I.D. -004655M97 i cili nuk ka qenë i shënuar- rexhistruar në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes .

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua :

Komisioni i Garave , sipas Nenit 71 Paragrafi 1.të Regullorës së Garave janë prëmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën ..
Sipas protokolit zyrtar , lojtari me nr .9. nuk ka qenë i shënuar -rexhistruar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe I cili është aktivizuar në miuten 80 të lojës dhe ky veprim i K.F.- “Rahoveci ” ka qenë i pa lejuar dhe i kunderligjshëm.
Komisioni i Garave , konform Nenit 77. Pargrafi 2. Pika 8 të Rregullorës së Garave e miraton ankesën e K.F.- “Suhareka 23“ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 7- të , të VIVA FRESH- Liga e Parë –Grup A, në mes K. F.- “Rahoveci “ -K.F.- Suhareka 23 e rexhistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të K.F.-Suhareka 23 , nga : Suhareka.

Related Articles