FFK publikon një video të “prapaskenave” nga fitorja historike ndaj Sllovakisë – Një hap më afër ëndrrës

FFK publikon një video të “prapaskenave” nga fitorja historike ndaj Sllovakisë – Një hap më afër ëndrrës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një video të veçantë “Behind the Scenes”, duke sjellë për tifozët një pasqyrë të plotë të rrugëtimit të Kosovës drejt fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Videoja, e cila zgjat mbi nëntë minuta, përmbledh çdo moment kyç – nga nisja e ekipit në Prishtinë, përgatitjet dhe atmosfera brenda skuadrës, deri te emocionet e forta në stadium dhe festimi pas triumfit të madh.

Në fokus janë jo vetëm aksionet në fushë, por edhe momentet njerëzore të “Dardanëve”, që tregojnë unitetin, sakrificën dhe përkushtimin e grupit gjatë këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.

Postimi i FFK-së nënvizon se video sjell çdo detaj – nga nisja në Prishtinë, përgatitjet dhe momentet e përbashkëta gjatë udhëtimit, te emocionet në stadium dhe kthimi në shtëpi – duke treguar historinë e plotë të Dardanëve, brenda dhe jashtë fushës, me pasion, sakrificë dhe krenari.

““Behind the Scenes” nga një rrugëtim i paharrueshëm! Nga nisja në Prishtinë, përgatitjet dhe momentet e përbashkëta gjatë udhëtimit, te emocionet në stadium dhe deri te kthimi në shtëpi – çdo detaj i fitores së madhe 3-4 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës. Një histori e plotë e Dardanëve, brenda dhe jashtë fushës – me pasion, sakrificë dhe krenari. Një hap më afër ëndrrës!“, thuhet në njoftim.

Related Articles