FIFA ka njoftuar se e ka suspenduar presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales.
Kjo vjen pasi që i njëjti e puthi në buzë një futbolliste të Spanjës, pasi kjo kombëtare e fitoi Kupën e Botës.
Vet Rubiales nuk pranoi të jepte dorëheqje ditën e djeshme.
Komiteti disiplinor i FIFA-s e ka suspenduar për 90 ditë Rubiales, që përfshin të gjitha aktivitetet futbollistike