Skënderbeu e mbylli vitin 2021 me buzëqeshje pasi u largua nga vendet e fundit në klasifikim dhe shpresonte që me disa përforcime të mund të shkëputej përfundimisht nga lufta për mbijetesë.
Por planet e Memellit mund të prishen nga vendimi i FIFA-s për t’i bllokuar merkaton klubit korçar.
Nuk dihet ende se pse është vendosur kjo ndalesë transferimesh për klubin korçar, por pa u zgjidhur çështja që i mban në FIFA, nuk do të mund të regjistrojnë asnjë lojtar të ri në radhët e tyre.
Erlis Frashëri ishte lajmëruar si blerja e parë e klubit gjatë merkatos së janarit dhe futbollisti ishte në pritje të aktivizimit të tij me Skënderbeun rregullisht në këtë pjesë të sezonit. Por tashëm më parë duhet zgjidhur çështja me FIFA-n, pasi as Frashëri nuk mund të regjistrohet me korçarët, ndonëse ka nisur stërvitjet me ta./Gazeta “Enigma”/