Fifi flet për marrëdhënien e saj me Adisin

Fifi flet për marrëdhënien e saj me Adisin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi para disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj me biznismenin shqiptar, Fifi në Instagram shkroi se ata zihen por edhe duhen.

Këngëtarja është në lidhje më biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin.

Në rrjete sociale këngëtarja ndan imazhe të ndryshme përkrah partnerit ku shfaqet mëse e lumtur.

Ndërsa së fundmi përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” këngëtarja tregoi për sekretin e lumturisë

“Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin   t’du”, ishte mbishkrimi i këngëtares.

Related Articles