Gruaja e Lewandowskit vjen me postim interesant: Po mësoj spanjisht

Gruaja e Lewandowskit vjen me postim interesant: Po mësoj spanjisht

“Unë jam si vera, me kalimin e viteve shpresoj të bëhem edhe më i mirë”. I votuar si “The Best” i FIFA-s dhe “Këpuca e Artë” evropiane, sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski e preku “Topin e Artë” në edicionin e fundit. Ai përfundoi i dyti në vota, pas legjendës Lionel Messi, i cili pati disa fjalë vlerësimi për polakun.

Futbollisti është ende në kohë, pasi në moshën 33-vjeçare mbetet në elitë dhe vazhdon të shënojë gola sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Tani, emri i polakut tingëllon fort si përforcim i mundshëm për Barcelonën sezonin e ardhshëm.

Lewandowski, kontrata e të cilit me Bayern Munich përfundon në vitin 2023, prej disa kohësh ka peshuar mundësinë e largimit nga Gjermania. Barça duket se është më afër për ta bindur polakun, ndonëse brenda klubit katalanas konsiderohen thjesht thashetheme.

“Ne i respektojmë thellësisht lojtarët që kanë kontratë me një klub. Jemi në fushën e spekulimeve gazetareske. Faqet janë të mbushura, por nuk kemi absolutisht asgjë me askënd dhe nëse jemi të interesuar për ndonjë futbollist do të flasim me klubin e tij”, – tha Mateu Alemany, drejtori i futbollit të Barçës, këtë të enjte.

Thashethemet fitojnë forcë zakonisht me disa detaje që, edhe pse mund të duken të pafajshme, lejojnë të ushqehen dyshime për destinacionin e ardhshëm të futbollistit. Dhe në këtë kuptim, Anna Lewandowski, bashkëshortja e tij ka ndarë një postim në Instagram, që mund të merret ose jo si me “qitje të largët”.

“Mirëmëngjesi nga Mallorca”, – thotë ish-karateistja në postim, të cilin e shoqëron me një tekst ku siguron se “po fillon të mësojë spanjisht”. Mjaft për të mbajtur gjallë “flakën” e thashethemeve.

Robert Lewandowski dhe gruaja e tij blenë një pronë në ishull me vlerë 3.5 milionë euro në vitin 2021.

Megjithëse interesi i ripërtërirë i Anës për spanjishten mund të justifikohet plotësisht nga ky fakt i thjeshtë, nuk është më pak rastësi që tani ajo e ndan atë në kohën kur spekulohet për kalimin e bashkëshortit të saj në ligën spanjolle.

Rastësi apo jo, e vërteta është se mund të jetë një sinjal. Të presim e ta shohim. 

Related Articles